I dogji shtëpinë me benzinë 30-vjeçarit, pranga autorit

423
Sigal

Një 27-vjeçar nga Klosi është vënë në pranga, pasi ka tenduat t’i djegë shtëpinë bashkëqytetarit të tij, pas një konflikti.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit Xhevahir Bala u bë pasi “gjatë orëve të natës së 24 shtatorit, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij”.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Sakaq, materialet në ngarkim të 27-vjeçarit do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.