Humbi kontrollin e kamionit, shoferi përplas 3 makina të parkuara

18
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një person është plagosur. Policia ka njoftuar se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar një kamion, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit të tij. Kjo ka çuar në daljen e mjetit nga rruga dhe dëmtimin e 3 mjetve të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D. është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve të pësuar.

Grupi hetimor aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.