Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në Rimini të Italisë, e për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Nga përplasja e një motori “Yamaha XMax” me një autoveturë “Volksëagen Passat”, mbeti i vdekur Klodian Muça, 37 vjeç. Muça u përplas me motor në mesin e krahut të djathtë të makinës dhe nga përplasja atij i ka rënë dhe helmeta. Kjo ka bërë të rënia në tokë të ishte fatale për të. Doktorët që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë. Nga hetimet e para rezulton se, faji i aksidentit është i shoferit të autoveturës. Kjo pasi ka bërë një kthesë të papritur majtas, në një kohë kur Muça po vinte drejt me motor.