Hidhet nga kati i dytë i banesës, 52-vjeçarja gjen vdekjen e menjëhershme

243
Sigal

Një 52-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke u hedhur nga kati i dytë i banesës së saj në kushtet e depresionit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, ndërsa viktima është shtetasja M.K., 52 vjeçe.

“Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.