Hajduti pogradecar kapet duke vjedhur në Fier

710
Sigal

Një 42-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar në Fier, pasi tentoi të vidhte një banesë.

Në pranga u vu Lefter Meruko, i cili dyshohet se është autor  edhe i disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.

“Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.

Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi Lefter Meruko”, sqaron policia.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë.

Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.