Hajdutët e Krujës “gjuajnë” makinat luksoze në plazh

612
Sigal

DURRËS/ Operacioni “Start” prangos autorët e 10 vjedhjeve. Ja targat dhe zonat, ku janë grabitur

Një grup vjedhësish nga zonat e Krujës kishin kohë që ishin kthyer në gjuetarë të mjeteve luksoze në zonën e plazhit të Durrësit. Nga dhjetë automjete të vjedhura u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy prej tyre si dhe pajisje të ndryshme të hequra nga makinat e vjedhura. Madje, sipas burimeve policore grabitësit, makinave të vjedhura u kishin falsifikuar edhe targat. Grupi hetimor po bënë të mundur që të hedh dritë edhe mbi vjedhjet e tjera të ndodhura në këtë qytet. Kështu që po bëhen krahasimet e gjurmëve të gishtave dhe provave të tjera shkencore. Gjithashtu, po punohet edhe për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se mund t’i kenë ndihmuar për të shitur ose fshehur objektet e luksit që kishin vjedhur.

Arrestimet

Lidhur me arrestimet e kryera, është bërë me dije se, Komisariati i Policisë Durrës planifikoi e vuri në zbatim një plan operacioni në drejtim të parandalimit e goditjes së vjedhjes së automjeteve në zonën e plazhit, i cili u finalizua me dokumentimin e të paktën 10 vjedhjeve të automjeteve në këtë zonë të qytetit; kryesisht automjete të kushtueshme nisur nga marka apo kapaciteti. Më datë 13.01.2013, ora 08:00, në zbatim të këtij plan operacioni të koduar “Start” 2013 u arrestuan në flagrancë shtetasit: Eduart Xaka, 24 vjeç, Naim Murati, 44 vjeç, të dy banues në Kruje. Gjithashtu, policia ka konfirmuar se filloi procedimi penal në mungese dhe po punohet për kapjen e shtetasit Afrim Xhixha, 33 vjeç, banues në Larushk Fushë Kruje. Si rezultat i masave të marra, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 13 Plazh, sektori Hekurudha, nga ana e shërbimeve të përfshira në zbatimin e masave të këtij plan operacioni, është bërë e mundur kapja në flagrancë e dy shtetasve në kohën kur po kryenin vjedhjen e automjetit tip “BMVv- X5” me targa AA003DR, i cili ishte në pronësi të shtetasit Sh.G., 44 vjeç, nga Durrësi. Ndërkohë, sipas shërbimeve të  shërbimet e policisë punuan edhe në drejtim të dokumentimit të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së këtyre shtetasve.

VJEDHJET E KRYERA NË PLAZH NGA GRUPI KRUTAN

Në bazë të veprimeve hetimore dhe provave të grumbulluara nga policia ka rezultuar se personat në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer në lagjen Nr.13 Plazh këto vjedhje:

Më date 11.01.2013 dyshohet të kenë vjedhur automjetin tip “Benz” furgon me targa KV054A, pronë e shtetasit B.B..

Më datë 10.01.2013, në Sektorin Apollonia kanë vjedhur automjetin “BMVv- X3” me targa AA100BT, pronë e shtetasit L.I., banues në lagjen Nr. 17 Durrës.

Më datë 07.01.2013 kanë vjedhur automjetin tip furgon me targa DR2645D pronë e shtetasit I.B., banues në lagjen Nr. 13 Durrës.

Më datë 23.12.2012, në lagjen Nr. 13 Durrës kanë vjedhur automjetin tip “Volsvvagen” me targa DR484A, pronë e shtetasit K.B., banues në lagjen Nr. 13 Durrës.

Më datë 09.09.2012 kanë vjedhur automjetin “BMVV” me targa DR6800E, pronë e shtetasit E.Th., banues në lagjen Nr. 13 Durrës.

Më datë 06.09.2012, në lagjen Nr. 13 Durrës, kanë vjedhur automjetin “Benz Mercedes” me targa të Kosovës 629 – KS – 629, pronë e shtetasit R.M., banues në Kosovë.

Më datë 03.09.2012, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” 320 me targa DR0440F, pronë e shtetasit F.T., banues në lagjen Nr. 3 Durrës.

Më datë 01.09.2012, kanë vjedhur automjetin tip “Audi” A6 me targa italiane, pronë e shtetasit I.Gj., banues në lagjen Nr. 14 Durrës.

Më datë 23.08.2012, kanë vjedhur automjetin “Benz” me targa italiane CL202Ç, pronë e shtetasit S.H., banues në lagjen Nr. 13 Durrës.

Automjetet e sekuestruara

Në cilësinë e provës materiale shtetasve të mësipërm iu sekuestruan automjeti tip “BMVv” me targa AA003DR. Automjeti tip “BMVv” me targa AA397U, i cili pas verifikimeve rezultoi se kishte modifikim në targa pasi i përkiste mjetit me targa AA100BT pronë e shtetasit L.I.. Kasetofona të markave të ndryshëm, koka sediljesh, amplifikatorë të ndryshëm, tre telefona celularë, dy karta bankare. Materialet  procedurale lidhur me sa më sipër iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.