Greqi/ Nisin hetime të hollësishme për 25 vr*sje, mes tyre dhjetëra shqiptarë

115
Sigal

Me taktika të reja që përfshijnë kërkime të vazhdueshme në klubet e natës, të paktën 15-20 “diskutime miqësore” me kriminelët grekë për vrasjet me pagesë dhe gjithashtu bastisje në burgjet e vendit për të kontrolluar ndonjë drejtues të mafies shqiptare, policia greke po përpiqet, periudhën e fundit, për të kufizuar veprimtarinë e krimit të organizuar në Greqi.

Qëllimi kryesor i këtyre metodave është të dekurajojnë anëtarët e “kumbarëve” grekë që të vazhdojnë betejën e shfarosjes reciproke, por edhe të marrin informacion për 25 ‘kontratat e vdekjes’ që janë regjistruar në pesë vitet e fundit.

Policia kërkon të shqyrtojë nëse sulmet e fundit të përgjakshme që synonin kriminelët shqiptarë në Nea Smyrni, Sepolia, sheshin “Atiki” dhe gjetkë janë të lidhura me të burgosur të huaj që kanë vepruar në periudhën 2005-2015. Me zgjedhjen kryesore të policisë greke për t’u përcjellë një “mesazh” grekëve dhe të huajve lidhur me vrasjet, zhvatjet dhe krimet e tjera se “autoritetet e sigurisë njohin dhe monitorojnë veprimet e tyre, se njohin autorët fizikë dhe moralë të veprave kriminale, pavarësisht nga aktakuzat që janë ngritur përfundimisht”. Dhe kjo paralelisht me veprimet metodike të ndërmarra për mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të 6-7 sulmeve vrasëse të ndodhura vitet e fundit.

Pjesa kryesore e këtyre veprimeve kryhet nga policia e Athinës dhe departamente kompetente si ai i gjobvënieve. Agjencia në fjalë ka vijuar me thyerjen e rrjeteve të banditëve që kryenin rrahje në Mykonos dhe Aegina. Gjithashtu, me aktivizimin e një ekipi të posaçëm 10 anëtarësh të “goditjeve”, ata kanë kryer kontrolle dhe arrestime për posedim armësh dhe droge në lokale në qendër të Athinës apo në Athinën Jugore, ndërsa ka zbardhur një përleshje të përgjakshme në Voula me pjesëmarrjen e kriminelëve shqiptarë dhe grekë.