Ja 6 rastet e pedofilisë në Berat, gjykata dënime me 6 muaj burg

465
Sigal

Një grup intelektualësh nga qyteti i Beratit janë shprehur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laprakë, ku pedofili Arjan Përrenjasi, po hetohet për vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela. Ata e kanë analizuar ngjarjen makabre, duke kërkuar një dënim kapital edhe pse dënimet kapitale në vendin tonë janë hequr. Por ne kemi mendimin se, duhet bërë një shembull, për t’u treguar të tjerëve se nëse veproni kështu ky fat ju pret. Edhe në Berat pedofilia ka pasur një zhvillim të madh, ku dënimet kanë qenë të zbutura nga ana e drejtësisë. Në Berat numërohen 6 raste të abuzimeve seksuale me të mitur. Edhe pse kanë qenë rastet më të përfolura dhe më makabre, janë trajtuar nga gjykata, si raste shumë të thjeshta dhe dënimet për abuzime kanë qenë minimale. Në Berat me 16 shtator 2003, një mësues i moshës, 35 vjeç, ka abuzuar me një të mitur 10-vjeçar, në lagjen e tij. Ai menjëherë pas denoncimit të familjes, është arrestuar nga polica tre ditë më vonë dhe Gjykata e Beratit e dënoi me 8 muaj burg dhe gjobë. Në 31 tetor një 19-vjeçar përdhunoi një vajzë 15-vjeçare. Gjykata e Beratit e ka dënuar me 5 vjet burg, për përdhunim. Po në vitin 2003 një mësues gjatë një ekskursioni të organizuar me klasat e shkollës 9-vjeçare të qytetit, ku ai jepte mësim, ka ngacmuar seksualisht nxënëset, të cilat pas ekskursionit e denoncuan mësuesin në Drejtorin Arsimore dhe në polici. Mësuesi 35-vjeçar arrestohet dhe u dënua nga Gjykata e Beratit vetëm me 6 muaj për “veprime të turpshme me të mitur”. Po ky person pasi kryen dënimin rikthehet përsëri në shkollë, ku ka krijuar acarimin e prindërve, të cilët kanë kërkuar largimin e tij nga shkolla pasi kryente të njëjtat veprime. Në prill 2012, një 62-vjeçare u arrestua nga policia pasi ushtronte dhunë dhe ngacmim seksuale ndaj vajzës se gruas së tij, e cila ishte vetëm 14-vjeçe.