Grabitje si në filma, 20-vjeçari shqiptar arrestohet pasi aksidentohet gjatë arratisjes nga policia, u fut me armë në dyqan dhe…

240
Sigal

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës së dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, eduke marrë më pas kasafortën.

Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.

Pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër është arratisur.