Keni bërë plane për fundjavë? Shikoni parashikimin e motit

146
Sigal

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.