Grabitet lokali në Tiranë, i mituri hap derën dhe merr 750 mijë lekë – VIDEO

20
Sigal

Të shtumta janë rastet e grabitjeve të bizneseve apo banesave, me protagonistë të mitur. Rasti më i fundit raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Tiranë.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, një i mitur hap derën e lokalit dhe thuhet se ka marrë nga arka 750 mijë lekë.

Sipas po të njëjtave burime raportohet se Policia i ka thënë pronarit të lokalit se e njohin se kush është i mituri, i cili rezulton të jetë arrestuar disa herë të tjera për të tilla vjedhje.