Grabitet kazinoja në Tiranë, 2 persona të armatosur marrin xhiron ditore

433
Sigal

TIRANE – Një kazino është grabitur pasditen e sotme në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një kazino në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se autori ka qenë i armatosur dhe se ka qëlluar në ajër.

Policia bën me dije se nga hetimet e para bëhet fjalë për një person rreth 22 vjeç dhe ai ka grabitur xhiron ditore të kazinosë.

Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.