Vrasja e kushërinjve në Laç, vetëdorëzohet edhe i treti

458
Sigal

Është vetëdorëzuar edhe personi i tretë i dyshuar si autori i vrasjes së kushërinjve Jushi në Laç, mbrëmjen e dy ditëve më parë.

‘Në vijim të informacionit është vetëdorëzuar në këto momente në Polici  edhe autori i trete i dyshuar i ngjarjes ku mbeten të vrarë me armë zjarri dy shtetas. U vetëdorezua Manuel Bushi 23 vjeç banues në Laç’, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Gjatë paradites janë vetëdorëzuar në polici Markel dhe Vinçesk Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç.

I dorëzuari i tretë Manuel Bushi dyshohet se është edhe shkaktari i nisjes së sherrit që solli vrasjen e dy kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi.