Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët e gjithë banesa

75
Sigal

Ditën e sotme, në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës, është përfshirë nga flakët një banesë, e cila rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Riza Ahmeti.

Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por banesa u dogj e gjitha, së bashku me pajisjet e orenditë e saj. Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të neutralizojë flakët.

Policia po punon për të mësuar zbardhur shkaqet që sollën zjarrin.