Gjeneral, Policia e Shtetit nuk është agjensi funeralesh

249
Sigal

 

Policia inekzistente, qytetarët frikë për jetën nga  armët pa leje që vetëm këtë vit janë përdorur 468 herë. Denocimi i tregtarit, 3 polic më goditën ne komisariat duke më ccarë daullen e veshit. Emigrantët nga Lindja e Mesme janë kthyer në ushtarë të bandave të drogës

 

 Qytetarët  frikë për jetën, policia inegzistente

Vendi është tronditur në pak ditë nga disa ngjarje kriminale. Ajo që vihet re, është se autorët kanë qenë të gjithë të armatosur, ndonëse policia njofton çdo ditë për kontrolle dhe aksione.  Ashpërsimet e kodit penal për armëmbajtje pa leje, siç duket nuk i kanë frikësuar qytetarët, pasi këtë vit janë konstatuar rreth 470 raste. Situata e krijuar nga pandemia, apo ashpërsimet e kodit penal, nuk  kanë ndaluar qytetarë të qarkullojnë lehtësisht me armë zjarri pa leje në rrugët e vendit. Gjatë këtij viti janë kryer 40 vrasje dhe dhjetëra plagosje, shumica prej të cilave janë kryer me armë pa leje. Policia ka konstatuar 468 raste të armëmbajtjes pa leje, shifra pothuajse të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku u kapën 486 persona. Vetëm gjatë muajve të pandemisë u kapën 104 persona, por rritje e konsiderueshme u lëvizjes së qytetarëve me armë pa lejë, u regjistrua pas heqjes së kufizimeve. Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e rendit, pasi sipas tyre autoritetet ligj-zbatuese duhet të angazhohen më shumë në rolin parandalues.

“Policia shkon në fund, kur mbaron puna.”

“Ndërhyrja e tyre nuk ka rezultat.”

“Këtu nuk ka dashuri për njeriun.”

Rrija e agresivitetit të qytetarëve sidomos gjatë javës së fundit, sipas psikologëve ka ndikuar dhe situata e krijuar nga pandemia. “Ka qytetarë që prej mbylljes janë ndier të ngarkuar dhe shpërthejnë me ngacmimin e parë.” Konfliktet që kanë patur pikënisje shprehjen “pse më sheh” janë kthyer në shqetësim për rendin dhe sigurinë. Nga ngjarjet kriminale, vetëm javën që lamë pas humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ngjarjet

Preng Gjini i mbijetoi një atentati me eksploziv të kontrolluar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa makina e 50- vjeçarit u hodh në erë në një moment kur në zonë kishte mjaft lëvizje qytetarësh.

Mes tyre mbetën të lënduar një 14-vjeçar dhe një qytetar italian. Ndonëse policia tha se kemi të bëjmë me hakmarrje dhe më konkretisht për prishje të pazareve të drogës mes fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

As 24 orë më pas në Bradashesh të Elbasanit, në një ekzekutim tipik mafioz vritet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela. Ai po pinte kafe, kur tre persona të armatosur e qëlluan për vdekje në brendësi të lokalit.

Sërish një ditë më pas në Durrës, sherri banal mes disa të rinjve, përfundoi me vrasjen e një 39-vjeçari. Sipas policisë konflikti nisi se përse viktima po shihte një prej autorëve, ndërsa në pranga ranë 5 persona. Nuk do të kalonte shumë dhe një tjetër krim i rëndë u regjistrua në qytetin bregdetar. Një shofer furgoni i linjës së plazhit, u gjet i vdekur nga plagët e thikës. Policia identifikoi autorin,  ndërsa ende nuk ka arritur ta arrestojë.