Një trup i pajetë është gjendur pasditen e së enjtes, në tokat pranë spitalit memorial Turk . Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë, është i seksit mashkull dhe është mbi moshën 45 vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak kohë më parë.
Kanë qenë banorë që kanë tokat në atë zonë, që kanë pikasur trupin e pajetë që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Burime zyrtare nga policia Fier pohuan se ngjarja është e vërtetë, ku trupi i pajetë është gjendur në tokat ptanë spitalit Memorial Turk.
Pasi ekspertët shkuan dhe kanë kryer ekzaminimet e para, pohuan se viktima ka pasur vdekje natyrale. Ai mund të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje, pasi kishte konsumuar edhe alkool. Në trup nuk janë gjendur shenja dhune të jashtme.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij dhe për identifikimin e trupit për të bërë të mundur njoftimin e familjarëve, që të shkojnë e të tërheqin trupin e pajetë në morgun e spitalit rajonal Fier.