Gjendet shqiptari i zhdukur prej 2 javësh në Korfuz

549
Shqiptari 39-vjeçar është gjetur i gjallë në kushte shumë të mira shëndetësore nga policia greke. Mësohet se shqiptari, Edmond Neranxi, i cili kishte humbur gjurmët në datën 1 6 mars, është gjetur në kushte të mira në një banesë të braktisur në ishullin e Korfuzit, ku ai jetonte prej vitesh. Sipas informacioneve paraprake të policisë, Neranxi është gjetur nga policia në një shtëpi të braktisur në zonën e Shën Mateut dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Për gjetjen e tij, në kërkime ishte angazhuar i gjithë komisariati i policisë së Korfuzit dhe banorët e zonës.
Sigal