I vuri flakën kodrave me shkurre të fshatit Luzat, arrestohet 34-vjeçari

518
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 34 vjeçar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Blutë arrestuan shtetasin E. R, banues në fshatin Luzat të Tepelenës.

Policia thotë se 34-vjeçari dyshohet se ka vendosur zjarr në vendin e quajtur “Palahor”, në kodrat e fshatit Luzat.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 korrikut, ku si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullotë me shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal