Gjendet pas tre ditësh trupi i pajetë i 75-vjeçares në liqenin e Prespës

107
Sigal

Një e moshuar, e cila prej tre ditësh ishte shpallur e zhdukur është gjetur e mbytur në liqenin e Prespës.

Mësohet se 75-vjeçarja jetonte e vetme në banesën e saj dhe prej tre ditësh nuk kishte asnjë informacion për të.

Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, që dyshohet të jetë i të moshuarës.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa trupi i saj do ti nënshtrohet autopsisë.