Gjendet një person i pajetë në Portin e Durrësit

343
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në zonën e kantierit detar në Portin e Durrësit.

Mesohet se viktima është punonjës i një subjekti privat që operon në port, ndërsa burime bëjnë me dije se është identifikuar si Xhelal Skënderi.

Skënderi ka qenë mekanik me profesion, por punonte dhe si roje në subjektin në fjalë.

Policia dhe polumbaret ne vendin e ngjarjes po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e vdekjes së tij.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2019, rreth orës 10:00, në Portin e Durrësit , shetasi  Xh.S., 60 vjeç, duke punuar është rrezuar në det dhe është mbytur.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.