Aksidentet e në rrugën e Arbrit, banorët: Është rrugë vde*kje, në 2 kilometra, 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës së Arbrit në Gjoricë të Bulqizës që kur kjo rrugë është hapur për qarkullimin e automjeteve. Aksidenti më i fundit ka qenë ai i datës 15 Nëntor teksa 60 vjeçari Femi Leka po shkonte të bënte roje tek mjetet e firmës që ndërton lotin e tretë të rrugës së Arbrit, ku ndodhen në zallin e Bulqizës.

60 vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Ndërkohë, banorët e Gjoricës theksojnë se Femi Leka po shkonte në punë kur është goditur nga makina në orët e natës. Banorët shprehen se në dy kilometra rrugë janë shënuar mbi 5 viktima nga aksidentet.

Sigal

Nga ana tjetër, banorët thonë se janë gëzuar kur është hapur rruga, por më shumë kanë qarë se sa kanë qeshur prej saj pasi kanë humbur jetën 5 banorë. Ata e konsiderojnë këtë aks si jashtë çdo standarti pasi mungon siguria e kalimit të banorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Për shkak të rrezikshmërisë së madhe të kësaj rruge, banorët sugjerojnë që përveç mbikalimeve të bëhet edhe me ndriçim.