Greqi/ “Tani mbarova me ty”, fjalët e 68-vjeçarit gjakftohtë pasi vrau me pushkë shqiptarin (PAMJE)

51
Sigal

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë ditën e sotme në Pire, Greqi.

Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari i identifikuar si Brigen Limka me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte edhe herë të tjera. 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve punonte në parkingun ku ndodhi edhe sherri fatal.

Mëngjesin e sotëm autori Dhimitris Kutrumanis ka takuar 39-vjeçarin në parkingun në Praxitelous dhe pas një debati të fortë, është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe e ka qëlluar dy herë me gjakftohtësi.

Limka është dërguar në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Momenti i arrestimit

“Tani mbarova me ty”, ka bërtitur 68-vjeçari sipas dëshmitarëve pasi vrau 39-vjeçarin shqiptar.