‘Ka tentuar të hyjë në dhomën time’, tjetër grua ngre akuza ndaj përdhunuesit shqiptar në Greqi

99
Sigal

Kledi Sulollari, 28-vjeçari shqiptar që sulmoi për të përdhunuar një 20-vjeçare në Nicë kishte tentuar të dhunonte edhe një grua në Kaminia e cila u arratis në momentet e fundit.

Sipas mediave greke, më 8 shtator në orët e para të mëngjesit, 28-vjeçari ka kaluar në rrugën e Kaminias, kur ka pikasur dritaren e ulët në banesën gjysmë të nëndheshme të viktimës. Dritarja kishte pamje në dhomën e gjumit të gruas.

28-vjeçari pa përreth për të parë nëse dikush mund ta shihte, kaloi disa herë për t’u siguruar dhe zbriti dy shkallët për të arritur në dritare.

“I dashuri im nuk ishte në shtëpi për momentin dhe autori ka tentuar të hyjë nga 3 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit, ka bërë foto”, tha viktima për ANT1.

Shqiptari i cili ka marrë dhe nofkën ‘Dragoi i Pireut’, u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi. Kur ajo rezistoi, 28-vjeçari filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Një banor dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë dhe njoftoi policinë. Efektivët në vendngjarje dhe identifikuan autorin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, i cili përputhej me përshkrimin e vajzës.