Personat e lidhur me pushtetin në qytetin e Pogradecit me sa duket kanë vendosur që të shfrytëzojnë sa më shumë postin e besuar nga qytetarët, jo për të punuar për ata që i besuan votën por për të pasuruar veten.
Për të denoncuar një rast konkret, një qytetare nga Pogradeci i është drejtuar redaksisë së TVA News lidhur me një biznes në buzë të liqenit i cili u ka marrë ujin qytetarëve prej dy ditësh.
Sipas denoncueses biznesi i quajtur ‘La Scala Pogradec’ është një hotel në pronësi të Enton Berberit. Ky i fundit mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë dhe drejtorit të Mirëmbajtjes Infrastrukturore në Pogradec, dhe është krahu i djathtë i Ilir Xhakollit, që aktualisht drejton bashkinë.
Entoni duke shfrytëzuar postin dhe njohjet në bashki me Johan Sterjon, ky mban postin e ‘Drejtorit të Ujësjellësit’, kanë bërë shkëputjen e ujit nga një burim që shërbente për banorët por dhe pushuesit, duke e marrë ujin për te biznesi i tij.
Enton Berberi nuk është një emër i panjohur, pasi më herët në prill të këtij viti është denoncuar nga qytetarët në JOQ Albania si dorën e djathtë të Xhakollit, i cili merret me zhvillimin e tenderave në bashki. Sipas denoncimeve Berberi bashkë me Paskalino Ziko zv kryetar i bashkisë dhe Johan Sterion, po i merrnin jetën qytetit.
Më poshtë denoncimi i qytetares:
Pershendetje!
Ne hyrje te pogradecit ndodhet nje cezme ne rruge kryesore e cila ka sherbyer gjithnji per te pire uje udhetaret kalimtar (tashme kjo cezme nuk ka me uje, fatkeqsisht)
Prane cezmes eshte hap nje biznes i quajtur la scala pogradec subjekt hotel bar lounge restorant ne pronesi te nenkryetarit te bashkise Enton Berberi njeheresh dhe drejtor mirmbajtje infrastukuture ne pogradec pa harrua dhe krahu i djathte i Ilir Xhakolli. Shkeputjen e ujit e kan bere vartesit e Johan setrjo drejtor ujsjellsi dhe nenkryetar njekohesisht ne bashkine pg. E theksoj sepse JOQ ka i cekur ne disa denoncime keta persona.
Me poshte do ju nis foto te cezmes adrese ne maps foto te personave dhe adrsen e bizbesit ne Instagram. Nese mundeni te beni dicka flm. Thene me thjeshte uji nderpritet dhe dergohet ne biznesin e drejtorit, ka dy ditë kjo sitatë”, shkruan qytetaria.
Çezma në fjalë.

Distanca mes lokalit dhe çezmës pa ujë!

Enton Berberi, drejtori i Mirëmbajtjes Infrastrukturore në Pogradec dhe pronari i hotelit

Johan Sterjo, drejtori i ujësjellësit Pogradec.





















