Gjendet i plagosur një person në Korçë, ja dyshimet e para

104
Sigal

Një qytetar nga Korça është gjetur i plagosur në shpatull, në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Personi në fjalë dyshohet se është dhunuar me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës, bëhet e ditur se pasi ky shtetas është dërguar në spital është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.

Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin që sipas pretendimeve të shtetasit të dëmtuar është autori.

Në vijim do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.