Gjendet arsenal armësh në Shkodër, arrestohet 43-vjeçari

313
Policia e Shkodrës ka sekuestuar një arsenal armësh në Shkodër, duke vënë në pranga 43-vjeçarin Ardian Fregjaj. Armët janë gjetur pas kontrollit në banesën e Fregjaj dhe në vendin e tij të punës, roje në një objekt magazinë të hidrosanitareve. Fregjajt iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë TT me krehër më shtatë fishekë, një pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë, 4 automatikë, 1 pushkë me krehër, një armë sportive, 5 kuti me fishekë model 56, 4 krehëra automatiku dhe 17 krehëra pushke me 164 fishekë, model 56, 8 kuti mitralozi me 80 fishekë model 9 mm, 30 copë fishekë model 12.7 mm, një granatë, 3 ndezësa, një silenciator, 5 kallëpe tritoli, tre kapsolla detonatore me fitil zjarri përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika dhe një banjonetë. Ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Sigal