Futet në biznesin e njohur grek dhe vjedh mijëra euro dhe çeqe bankare, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Rodos

133
Sigal

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Rodos, në Greqi, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh dhe posedim droge.

Mediat greke shkruajnë se arrestimi është kryer më datë 14 mars.

Më 24 shkurt të këtij viti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë hyrë në zyrat e një kompanie në Rodos dhe kanë tërhequr para dhe çeqe bankare. Po ashtu, shqiptari akuzohet për vjedhje të një sasie të madhe nafte nga tanket e një spitali. Mësohet se bashkëpunëtori i tij nuk është identifikuar ende.

Më 27 shkurt, presidenti i një kompanie ka raportuar se një sulmues i panjohur ka thyer derën kryesore të biznesit të tij. Pas thyerjes së derës ai ka shkuar në zyrën e presidentit të kompanisë. Kamerat e sigurisë tregojnë shqiptarin duke pastruar tavolinën me detergjent duke fshirë kështu shenjat e gishtërinjve.

Më datë 14, policia ka lokalizuar 79-vjeçarin  në Prnonisi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, i cili udhëtonte me partneren e tij, ka gjetur dhe konfiskuar një çantë të zezë me 3935 euro, çelësat e shtëpisë dhe një celular.

Policia ka vijuar dhe kontrollin fizik në shtëpinë e të pandehurit, ku ka gjetur kokainë, peshore elektronike dhe 4 celularë.

Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari nuk ka pranuar akuzat.