Grushte dhe sende të forta ndaj 64-vjeçarit, procedohen tre persona në Pogradec

91
Sigal

Procedohen në gjendje të lirë shtetasit: K.C 28 vjeç, A.C 31 vjeç dhe P.C 59 vjeç, pasi kanë goditur me grushte dhe sende të forta një 64-vjeçar.

Njoftimi i Policisë: DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.