Po festonte titullin kampion, portieri i PSG rrëzohet nga kali: Rico ka pësuar traumë kranike, “situata shqetësuese”

98
Sigal

Portieri i PSG, Sergio Rico, është dëmtuar rëndë nga një rënie nga kali teksa ishte në Andaluzi. Spanjolli u transportua me helikopter në një spital në Sevilje dhe gjendja e tij thuhet të jetë shqetësuese.

Të nesërmen e titullit kampion në Francë, i arritur me PSG në Strasburg, Sergio Rico fluturoi për në Andaluzi. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00, kur një kalë në arrati është përplasur me atë që po kalëronte 29-vjeçari. Sergio Rico, i transportuar me helikopter në spitalin Virgen del Rocio në Sevilje, për shkak të impaktit ka kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Nuk ka ende informacione të sakta për gjendjen e tij shëndetësore, por situata është “shumë shqetësuese”.

Sipas shtypit spanjoll, Sergio Rico ka humbur ndjenjat dhe është në pritje të analizave për të përcaktuar nëse gjendja e tij do të përmirësohet. Portieri spanjoll ka qenë zëvendësues i Donnarumma, në radhët e PSG, që kur Keylor Navas u huazua. Por Rico nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.