Kanosën me armë 33-vjeçarin në Vlorë, policia në kërkim të 3 të rinjve

36
Sigal

Tre persona kanë kanosur me armë zjarri një 33-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme në Vlorë. Policia e Vlorës sqaron se po punon për kapjen e tre shtetasve 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç.

Sakaq gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit autoritet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.