FOTO/ Plas sherri te Varrezat e Dëshmorëve, çfarë ndodhi mes veteranëve

479
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë gjatë ceremonisë për kujtimin e dëshmorëve të rënë për Atdheun.
Konflikti ndodhi mes veteranëve që mbanin në duar fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Këput qafën”, dhe ofendime të tjera janë dëgjuar gjatë përplajes mes tyre.
Sigal

Disa veteranë me pankartat në duar brohorisnin “Partia Komuniste, Partia Komuniste”, ndërsa disa persona të tjerë kanë fërshëllyer kundër tyre.
“Enver Hoxha i bëre gropën këtij vendi, poshtë komunizmi,” bërtisnin personat që u përplasën fizikisht me veteranët.
Mësohet se gjatë sherrit janë përdorur edhe shkopinj.