FOTO/ Identifikohet viktima që u dogj në makinë pas aksidentit tek Metalurgjiku

646
Sigal

Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Elbasan, personi që u dogj brenda makinës së tij. Ai është Klodian Korançe, 24 vjeç, banor i Elbasanit.

Policia e Elbasanit njoftoi se se më datë 28 maj 2018, rreth orës 1:50, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, mjeti tip Benz me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe, banues në lagjen Skënderbej Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Klodian Korançe, 24 vjeç.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbërrijnë ekspertë të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin  e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.