FOTO/ Heroinë e kanabis në Tiranë, dy në pranga e një në kërkim. Ja emrat

665
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi u është gjetur drogë me vete. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se janë arrestuar, Gentian Kalemi, 37 vjeç, banues në Tiranë, Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Progradec, si dhe është shpallur në kërkim të 25-vjeçari me inicialet J. B., banues në Korçë
– Në Rrugën “Hoxha Tasim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.
Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte i riu me inicialet J. B., dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.
Gajtë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B. 
Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.
Dosjet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Sigal