FOTO/ Elbasan, digjen 2 shtëpi, dhjetë persona mbeten në dëborë

341
Digjen 2 shtëpi në fshatin Qerret të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Banesat në pronësi të shtetasve Skënder Cekoja me 6 persona dhe Astrit Cekoja me 4 persona, janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar krejtësisht. Për fat nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por dëmi material është i konsiderueshëm. Pjesëtarët e familjes dhe banorët e fshatit e kanë pasur të pamundur që të fikin flakët. Po kështu zjarrfikëset nuk mundën të shkonin dot në fshatin malor për shkak të dëborës dhe terrenit të thyer malor, shkruan inforlebasani. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik. Aktualisht 10 pjesëtarët e 2 familjeve në fshatin Qerret ndodhen në qiell të hapur dhe presin mbështetje nga shteti. Ata janë sistemuar përkohësisht tek të afërmit e tyre.