Flutura Açka: E bukura Nertil dhe bisha polici

405
Sigal

 

Vajza që qëndroi përballë policisë dhe gazit lotësjellës: Është fotoja ime e lirisë

Gjatë protestës një video bëri xhiro me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamjet e shpërndara shihej një vazjë, e cila ishte ulur përballë policisë dhe ata ishin duke sulmuar me ujë të ftohtë. Pavarësisht kësaj, vajza nuk lëvizi dhe të gjithë e duartrokitën për këtë veprim.

Edhe shkrimtares, Flutura Açka nuk i ka shpëtuar ky moment. Ajo në llogarinë e saj në Facebook ka ndarë një foto të shkëputur nga videoja e vajzës dhe e ka shoqëruar me shkrimin “E bukura dhe bisha”.

Mesa duket ky postim i ka rënë në sy vajzës dhe ka lënë një koment. Vajza në fjalë quhet Nertila Zef Haxhia dhe ka treguar të gjithë ngjarjen duke e cilësuar këtë moment si foton e lirisë së saj.

“Përshendetje! Unë jam Nertila, vajza në atë foto në protestë. Më emocionoi shumë diçitura juaj mbi foto. Është fotoja ime e lirisë, në kërkim të drejtësisë për Klodianin e për të ardhmen! Para se të se të ulesha aty,dy djem protestues, po më largonin të më merrnin me vete tek turma që largohej. Isha shumë e rebeluar se pse po hidhnin pa masë rinisë gaz lotësjellës, e ujë krejt trupit nga pompat e tyre.

U thashë djemve të vazhdojnë, pak ndjeva një marrje mendësh nga gazi, e ula para policisë, e lirë. Dëgjoja emra politikanësh shpesh nga rinia që ulëriste në dëshpërim. Ah, çfarë emrash! Emrat që vrasin nga vullneti shqiptarët tash 30 vjet! Emra që venë në pushkë plumbat jo vetëm efektivëve të pashkolluar e trajnuar,por kujtdo që mbart shpresën për Drejtësi në këtë vend!Aty para tyre, fillova të shoh film. M’u duk sikur ata,policia po bashkoheshin me ne!Duhej ta shihja atë film, së pari që të vihej drejtësia e duhur për Klodianin, e së dyti, që të ushqej më shumë lirinë time! Prandaj e qetë e askush nuk kuptonte!Vetëm njerëzit e lirë mund të më kuptojnë!Ashtu si ju!”

Nertila vijon: “ 30 vjet keni fyer të gjithë profesionistët e ndershëm! Nëse do kish qenë profesionist ai trimi i partisë, efektivi i ‘Shqiponjave’, Klodiani do ishte gjallë! Ma halabaku joprofesionist është drejtori i policisë, Veliu, për të cilin na the dje “Ta harroni Veliun, nuk shkarkohet”. Unë krijova këto dy pankarta me mesazhin tim:

“SI MUND TA HARROJMË VELIUN KUR NA KUJTOHET KLODIANI ?”

“NË POLICI PROFESIONISTË, JO TRIMA PARTISH!”

Veliu para pak kohëve, gjithashtu pas dhunës ndaj një të mituri 15- vjeçar nga policia jo profesioniste halabake, doli e deklaroi se fëmija është i pakulturuar, se ka nanën me jetë kriminale. Ai përdori një video të nënës së tij aktore, e cila po përdorte armën në realizimin e një filmi, në prapaskena.

Ndërkohë në këtë moment interviste, isha e skuqur sysh, rëndë e zverdhur se kisha vjell rëndë nga gazi, prej te cilit unë që mbremë nuk lëviz dot nga krevati dy hapa, prej dhimbjeve të tmerrshme të kockave.”

 

“Zoti të bekoftë bijë, ruani shëndetin dhe rininë, është arma më e fuqishme. Askujt nuk i është dhuruar liria, dhe duket se në ende nuk e paskemi fituar atë! Të përqafoj!”, shkruan Flutura.