Finalizohen hetimet/ Përgjimet zbardhin skemën e korrupsionit, se si efektivët kaluan 200 persona “non-grata” dhe trafikantë drejt BE

116
Sigal

Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona “non-grata” drejt BE

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit në aeroportin e Rinasit, të përfshirë 8 policisë

“Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve”

“Në bashkëpunim me pronarin e një agjensie turistike, efektivët e policisë kalonin në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, qytetarë që e kishin të ndaluar të lëviznin lirisht”.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e korrupsionit në Rinas, ku efektivët në bashkpunim me ish-kreun e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani kanë kaluar në kundërshtim me ligjin rreth 200 persona përgjatë një viti. Konkretisht në periudhën 06.04.2023 deri 12.03.2024, efektivët e Rinasit kanë kaluar mbi 200 persona të padëshiruar në vendet e Bashkimit, të deportuar më herët, të mitur të pa pajisur me prokuroria nga prindërit, apo persona me masa sigurie janë kaluar nga aeroporti i Rinas. Në dosje, zbardhen përgjimet mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Tereziu, të cilët komunikonin në Signal për t’i kaluar këta persona drejt vendeve të BE kundrejt ryshfetit në vlera nga 50 deri në 500 euro. Në përgjime zbardhen diskutimet, ku Eneo Sulejmani i kërkon efektivit Tereziu që të kalojë një person për Budapest, i cili ka tejkaluar afatet e qëndrimit. Efektivi Tereziu përcaktonte kabinën ku duhet të paraqiten për kalimin, ku më parë ishte caktuar edhe efektivi që do t’i përpunonte të dhënat. Në një prej episodeve, të zhvilluar mes aplikacionit ‘Signal’, Sulejmanaj flet me efektivin për kalimin e dy personave të tjerë, të cilët ishin kthyer nga Viena për shkak se kishin tejkaluar afatet e qëndrimit. Gjithashtu gruas me iniciale Z.J nuk i lejohej hyrja në BE, por policët kanë arritur që ta kalojnë në mënyrë të paligjshme. Në një moment, Sulejmanaj i thotë policit të Rinasit që t’ua bëjë pak të vështirë kalimin.

Mesazhet e zbuluara në “Signal” dhe “WhatsApp”:

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës.)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thuaj

Në bisedat mes Sulejmanajt dhe efektivit Briken Tereziu flitet edhe ryshfeti 500 euro.

Eneo:  Me thuaj ti vlla. Sot të nis 500 me atë nesër të bëj 1 vet

Briken: Se kuptova!

Eneo: Sot nis 500 me atë se ça ka me vete. Nqs takon nesër të bëj 1 vlla.

Briken: Ok takohe  nesër, mos e vrit mendjen.

Eneo: Po vjen 5 min është aty ka 600.

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: Nesër të bëj një 500 vlla.

Briken: Ok vlla ndëgjohemi nesër.

Në një prej bisedave zbulohet komunikimi i Sulejmanajt me Tereziun në aplikacionin Signal për të kaluar një person që ishte në arrest shtëpie.

Eneo: O vlla. Kemi I shok me arrest shtëpie. Niset sot.

Briken: Duhet me e pa. ma nis ta shof!

Eneo: Po ja tma nisi. Tani

Xhonatan Qerimi rezulton se është larguar nga Shqipëria dhe është kapur më pas nga autoritetet franceze. Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve.

Eneo: Mirë vlla. Kemi çunin e shokut tonë. E kemi nis dhe herë tjetër.

Briken: Ca ka

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit K.D). Si ka mush 18 akoma.

Briken: Të them për pak.

Eneo: Ok vlla. më thuaj vlla

Si u zbulua skema e ryshfetit

E gjithë skema e ryshfetit është zbardhur pas arrestimit të Sulejmanit me 1 kg kokainë në makinë dhe pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar edhe bisedat me efektivin, që çuan në goditjen e skemës së korrupsionit.  Sulejmani gjente ‘klientët’ përmes agjencisë së tij Bus “Bus Albania”, të cilëve u priste biletat dhe më pas kontaktonte efektivin Tereziu për t’i lejuar të kalojnë. Ky i fundit, në rastet kur vetë nuk ishte i pranishëm njoftonte të tjerë policë që po ashtu janë të përfshirë në këtë skemë. Këta persona ishin të përfshirë në skemën e kalimit të personave në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Ish-kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, bashkëpunonte me efektivët e policisë në Rinas, në mënyrë që të kalonin shtetasit në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit të shumave nga 50 deri në 500 euro. Sipas prokurorisë, shifrat llogariten në bazë të problematikave që shtetasit kanë, të cilat variojnë nga 50 euro (për persona, të cilët nuk kanë asnjë problematikë, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së. Sulejmanaj, gjatë periudhës Mars 2023- Mars 2024, rezulton se ka qenë pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal. Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare, që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. Në një pjesë të përgjimeve, inspektori Briken Tereziu ka pasur edhe rol kryesor, ndërsa është i vetmi prej efektivëve për të cilin është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.