Kapen 4 kilogramë heroinë dhe kokainë, pranga dy shqiptarëve

414
Sigal

Katër kilogramë heroinë dhe kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm në Itali.

Arrestimet janë bërë në Padova, ndërsa në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Droga mësohet se shitej në Padova dhe në Venecia.

Operacioni është bërë nga skuadra e lëvizshme e policisë së Padovas, pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria e këtij qyteti.

Shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë.

Policia italiane pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera.