Babëzia e milionave/ Agjencia e Inteligjencës Financiare fshehu 1830 raste të pastrimit të parave të krimit dhe vilave të zyrtarëve të lartë

150
Sigal

 

Nuk është raportuar Eduard Shalsi, që ka blerë e investuar 780 mijë Euro pasuri; Luan Bregasi 378 milionë Euro në pallate, kulla, vila, hotele e resorte; Ilir Beqaj që ka blerë dhe ka investuar 2.4 milionë Euro për apartamente, vilë, hotel e 2 ferma në Sarandë dhe restorant luksoz në Tiranë…

Po përmendim dy fakte, nga mafia ekonomiko-financiare, që po vepron lirshëm në Shqipëri:

– Më 19 mars 2024, shefi i grupit të ekspertëve të FBI, që është atashuar në BKH e SPAK, i ka kërkuar Altin Dumanit, të bëhet një hetim i përbashkët, i përgjithshëm dhe i thelluar në Tatime e Kadastër, për fenomenin e zgjeruar të pastrimit të parave me pasuri e investime në Shqipëri.

– Në raportin konfidencial, që Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i ka dërguar partnerëve të SHBA-BE më 10 maj 2024, thuhet se aktiviteti i pastrimit të parave të botës së krimit, në disa raste ka vështirësi për t’u zbuluar, edhe ngaqë shumë subjekte të përfshirë, mbahen të fshehta nga shërbimet dhe agjencitë e mbikqyrjes në Shqipëri. Si provë për goditjen e rasteve të depërtimit, aktivizimit, qarkullimit e pastrimit të parave të pista me burim brenda Shqipërisë e të ardhura nga burime jashtë saj; policia përmend 718 raste kalimi ilegal vlerash monetare në kufi, nëpërmjet bankave, në investime dhe kapje vlerash të padeklaruara e të pa justifikuara. Por sipas raportit, rezulton se gjatë periudhës janar 2019-mars 2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare (ish-Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave), ka marrë nga bankat dhe noterët, 1830 njoftime me indicie konkrete për pagesa, transferta, blerje pasurie, transaksione kapitalesh, reminitanca në vlera të mëdha, depozita, ortakëri, investime ndërtimi pa dokumente vërtetuese. Por Agjencia e Inteligjencës Financare, strukturë e Ministrisë së Financave e në vartësi direkt të kryeministrit Edi Rama, këto 1830 denoncime të bankave e noterëve, nuk i ka raportuar në Polici, Prokurori, SPAK, SHISH dhe shërbimet e Anti-mafias e Anti-terrorit. Sipas ligjit, Agjencia e Inteligjencës Financiare, kur merr informacione nga bankat, noterët e institucione shtetërore, por edhe kur merr denoncime nga qytetarë e subjekte private, apo informacione nga burime jashtë Shqipërisë, duhet t’i raportojë menjëherë në Polici, Prokurori, SPAK, SHISH dhe në shërbimet e Anti-mafias e Anti-terrorit. Por këtë detyrim, Agjencia e Inteligjencës Financiare nuk e ka zbatuar në 1830 raste, që sipas hetimit të bërë, rezulton se janë politikanë e qeveritarë, familjarë, klientë, ortakë të tyre, oligarkë, e trafikantë që kanë qarkulluar, transferuar e blerë pasuri dhe kanë investuar miliona Euro. P.sh., në informacionet që Agjencia e Inteligjencës Financiare ka marrë nga bankat, noterët e denoncuesit e i ka dërguar në Polici, Prokurori, SPAK, SHISH dhe shërbimet e Anti-mafias e Anti-terrorit, ka 3450 raste blerje pasurie, pagesa, transferta dhe investime të vogla financiare. Por nuk është raportuar Eduard Shalsi që me pagën e tij ka blerë e investuar 780 mijë Euro pasuri; Luan Bregasi që ka investuar 478 milionë Euro në pallate, kulla, vila, hotele e resorte: Në listën e raportimit, nuk është as Ilir Beqaj që ka blerë dhe ka investuar 2.4 milionë Euro për apartamente, vilë, hotel e 2 ferma në Sarandë e restorant luksoz në Tiranë etj. Në listën e atyre që janë dyshuar se kanë pastruar milionë të zeza e kanë blerë pasuri; kanë qenë ish-Shefi Operacionales, Oltin Bistri që iu sekuestruan 3 milionë Euro pasuri, si dhe Pëllumb Gjoka e 540 zyrtarë shteti e politikanë, të cilët janë raportuar nga bankat e noterët, por Agjencia e Inteligjencës Financiare i ka fshehur. Pamfleti.