Fieraku që vuante dënimin në Elbasan kthehet nga leja, por ja për çfarë e akuzojnë në burg (Emri)

479
Një i burgosur nga Fieri i dënuar për vrasje dhe që e vuante dënimin në Elbasan është kapur me drogë.
Mësohet se Dilaver Adushaj kthehej nga leja në burg dhe në momentin e kontrollit u kap me 40 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Dilaver Adushaj, 31 vjeç banues në Roskovec Fier, i dënuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Kosovë e madhe.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të I.E.V.P Kosovë e Madhe në ushqimet e shtetasit Dilaver Adushaj i cili kthehej nga leja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324./a të Kodit Penal.
Sigal