Fier/ Makina përplaset me motorin, 1 i plagosur

66
Sigal

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën “Skënderbeu” në Fier.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Drejtuesi i motorit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.