“Far West” në Çole të Vlorës 3 të vrarë, 3 autorë në pranga

546
VLORE – Përgjaket Vlora. Rrugica “Zaho Koka” është kthyer në një fars ëest mesditën e kësaj të marte në qytetin bregdetar. Tre persona mbetën të vrarë gjatë përplasjes me armë në lagjen e njohur si “Çole” ndërsa një person i katërt mbeti i plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në ambientet e jashtme të lokalit “Adore”, kur nga dy makina BMW X5 u qëllua me kallashnikov në drejtim të 27-vjeçarit Alfred Velaj dhe 29-vjeçarit Haki Rakipaj të cilët ndodheshin të ulur në lokal.
Ka qënë Albi Minaj i cili ka dalë i pari nga mjetet dhe ka hyrë në lokal për të biseduar me dy personat që ndodheshin brenda me të cilët kishte njohje. Biseda ka degjeneruar në fyerje dhe më pas, Albi Minaj, ka dalë nga lokali dhe ka qëlluar më armë në drejtim të Rakipit dhe Velajt, ndërsa ndaj këtyre të fundit kanë qëlluar edhe shokët e Albi Minajt.
Por dy të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletë kundrejt autorëve, e për pasojë humbën jetën Albi Minaj dhe u plagos Aleksandër Llanaj. Megjithatë, pavarësisht rezistencës, Velaj dhe Rakipaj nuk mundën t’i rezistonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Pas përplasjes me armë, i plagosur Aleksandër Llanaj është dërguar nga bashkëpunëtorët në krim në spitalin e Vlorës, aty ku policia gjeti dhe dy automjetet e përfshira në vrasjen e trefishtë. Policia arrestoi 2 autorë të dyshuar, Ani Telaj, Ervis Mehmeti ndërsa një person i tretë i cili ndodhej së bashku me ta në makinë është shpallur në kërkim.
Viktimat në lokal
Haki Rakipaj
Alfred Velaj
Atentatorët në makinë
Albi Minaj (humbi jetën nga përplasja e armatosur)
Aleksandër Llanaj (mbeti i plagosur)
Ervis Mehmeti (I arrestuar nga policia)
Ani Telaj (I arrestuar nga policia)
Një person i pestë ende i paidentifikuar
Burime pranë policisë së Vlorës bëjnë me dije se viktimat ishin persona të përfshirë në rrjetin e prostitucionit në Shqipëri dhe Spanjë. Kjo është pista kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një hasmërie të vjetër mes palëve.
Ora 16:35 Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë
Sakaq janë sekuestruar edhe pamjet filmike te binseseve përrreth për të hedhur drite më shumë rrethe dinamikës ngjarjes dhe autorëve. 
Në pyetje po merren edhe punonjësit e lokalit dhe njerëz që ishin aty pranë në momentine ngjarjes.
Ore 15: 50: Policia identifikon autoret
Autoret e dyshuar te ngjarjes te kapur nga policia jane shtetasit Aleksander Llanaj, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Policia sekuestron edhe 2 automjetet, 2 BMW X5 qe dyshohet se jane perdorur ne vendngjarje si dhe 2 arme zjarri pistolete. Po punohet intensivisht per kapjen e nje personi te 4 i dyshuar si i perfshire ne ngjarje si dhe per zbardhjen e motiveve te ngjarjes.
Sigal

Ora 15:43 Viktimat të tre me precedentë penale, në Shqipëri dhe në Spanjë për prostitucion

Burime nga Policia e Vlorës thanë se tre personat që humbën jetën sot në Vlorë janë me precedentë penale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë ku mësohet se janë përfshirë në rrjete prostitucioni.

Ora 15:40 Dy të rinjtë u vranë në lokal, nga kundërpërgjigja me armë u vra dhe një nga autorët

Dy të rinjtë Alfred Velaj 27 vjeç dhe Haki Rakipaj 29, mësohet se kanë qenë në lokalin “Adore” në lagjen Cole në Vlorë, ndërsa nga makina kanq qëlluar fillimisht Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj.

Ora 15:32 Në kërkim një person

Një person i tretë dyshohet se është përfshirë në vrasje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye policia ka ngritur postblloqe në Vlorë, Fier e Gjirokastër. Ky person dyshohet se ka qenë me autorët që kanë qëlluar nga makina.

Ora 15:28 Sekuestrohen dy armë

Policia e Vlorës ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dy armë me të cilat kanë qëlluar dy grupet.

Ora 15:15 Amësohet identiteti i viktimave dhe te plagosurit

Albi Limaj, Alfred Velaj 27 vjeç dhe Haki Rakipaj 29 vjeç janë personat që mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë. Mësohet se i plagosur mbeti Aleksandër Llanaj. Velaj dhe Rakipi ishin në lokal, Limaj dhe Llanaj qëlluan.

Ora 14:57 Kalimtaret: Degjuam 10 te shtena me arme

Ora 14:55 Vrasja për hasmëri

Burime nga policia e Vlorës thanë se shkak për vrasjen e ndodhur në lagjen Cole të Vlorës është hasmëria e vjetër ndërmjet dy familjeve. 

Ora 14:40 Dy persona me makinë qëlluan në drejtim të lokalit, kundërpërgjigje me armë

Burime nga Policia e Vlorës thanë se gjithçka ka ndodhur gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve. Mësohet se dy persona kanë qëlluar nga një makinë në drejtim të lokalit. Një person ka drejtuar makinën me targa AA 323 AA, ndërsa pasagjeri ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit. Por ka pasur kundërpërgjigje edhe nga personat që ndodheshin në lokal. Per pasoje kane mbetur te vrare dy personat ne lokal, e po ashtu nga kunderpergjigja me arme ka mbetur i vrare edhe nje nga personat ne makine, ndersa autori i dyte eshte plagosur.