Familjarët e viktimave, kërkojnë çuarjen në pranga të Haxhinastos e Xhikës për “Vrasje me dashje prej korrupsionit”

511
Dhimbja e familjarëve të dy viktimave 3 e 5 vjeçar që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kavajë dhe plagosja e nënës dhe foshnjës 1 vjeç është shoqëruar dje prej tyre edhe me një hap për drejtësi, ndaj shkaktarëve të këtij aksidenti rrugor. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, familjarët e viktimave kanë depozituar dje në Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni edhe prokurorit të Përgjithshëm, një padi penale ndaj Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Sipas bindjes së familjareve të goditur nga kjo fatkeqësi e rëndë njerëzore me humbjen e 2 fëmijëve të mitur, shkaktarë janë dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve që merren me tenderët për ndërtimin, rikonstruksionin, monitorimin e zbatimit të projekteve dhe marrjen në dorëzim e futjen në shfrytëzim të akseve rrugore kombëtare, rajonale e zonale. Pikërisht këtë detyrë shtetërore e detyrim ligjor nuk kanë zbatuar këta dy drejtues të lartë edhe në segmentin Rrogozhinë-Kavajë ku ndodhi aksidenti që vrau dy fëmijë 3 e 5 vjeç dhe plagosi me rrezik jetën nënën dhe motrën 1 vjeç të viktimave! 


Mësohet, se padia e bërë prej familjarëve të dy viktimave ndaj ministrit Haxhinasto dhe drejtorit Xhika, ka si objekt akuzën “Për vrasje me dashje, krijim kushtesh aksidenti prej korrupsionit me mos zbatimin e projekteve të rrugëve”. Në fakt, prokuroria e Kavajës e ka nisur një hetim dhe ka ngritur një akuzë konkrete për dy drejtuesit e lartë të tenderëve abuzivë të rrugëve ku ata dhe “banda” e tyre në ministri e në ARRSH dhe në drejtoritë rajonale zhvatin miliarda prej tenderëve abuzivë, që po vrasin qindra jetë njerëzish në aksidentet që ndodhin prej rrugëve të ndërtuara pa sinjalistikë e pa elementë sigurie, por edhe duke devijuar e cunguar projektet teknike dhe fizike të tyre. Kjo ka ndodhur edhe me aksin rrugor ku ndodhi aksidenti tragjik, duke mos zbatuar projektin e sinjalistikës e të sigurisë rrugore, deri në ndërhyrje skandaloze në projekt, të cilat teknikisht quhen “krim me pasojë krimin me emrin aksident”, siç ndodhi faktikisht e siç po ndodh në shumë akse e segmente rrugore të tenderuar e të lejuar për punime abuzive të rënda. Padia që kanë bërë dje familjarët kundër dy aligatorëve të të tenderëve korruptiv Haxhinasto e Xhika, rezulton se është padia e dytë për krim financiar e teknik me rrugët që shkaktojnë krime, depozituar kundër drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika, depozituar prej KLSH (bazuar në një raport përfundimtar auditi) për aferat korruptive me pasojë abuzimin 5 miliardë lekë pikërisht me projektin e aksit ku ndodhi aksidenti që vrau dy fëmijë! Padia e familjarëve të viktimave e depozituar dje në Prokurorinë e Tiranës kundër dyshes Haxhinasto-Xhika, ka objekt akuzën për bashkëveprim të paramenduar që çoi një familje drejt vdekjes, duke vrarë dy fëmijë të mitur! 


Aksidenti tragjik, konfirmoi totalisht denoncimet publike që ka bërë gazeta “Telegraf” edhe lidhur me aferat korruptive dhe ndërtimin e me ndryshim projekti, me klientelizëm për bizneset familjare anës rrugës, për ndërtim rruge pa elementë sigurie e pa sinjalistikën e duhur. Por gjithashtu, ky aksident i rëndë, konfirmoi edhe denoncimin që KLSH ka çuar në prokurori për abuzimin e drejtorit Xhika me projektin dhe punimet e këtij aksi rrugor. gazeta “telegraf” qysh prej muajit qershor 2015 e deri ditën e aksidentit të rëndë, ka denoncuar me fakte e prova, abuzimet për të cilat prokuroria ka marrë nën hetim drejtorin Xhika. Konkretisht, drejtori Xhika nuk ka zbatuar qëllimisht për efekte klienteliste e afere korruptive, një vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, të datës 1 Korrik 2014. Ky vendim, që mban numrin 2634, i dhënë nga trupi gjykues e detyronte Autoritetin Rrugor Shqiptar, të drejtuar nga Dashamir Xhika dhe Ministrinë e Transporteve, të drejtuar nga Edmond Haxhinasto, që të vepronin urgjent për vendosjen e mbrojtëseve anësore të rrugës, për të mbyllur hyrje-daljet e bëra qëllimisht jashtë projektit, në interes të një biznesi karburanti, pronë e Shefit të Kabinetit të ministrit Haxhinasto, një prej 7 Kerëve që kanë pushtuar postet e larta të dhënies dhe kontrollit të tenderëve me rrugët e çdo të lloj tenderi të ankimuar, që kalon për gjykim e “drejtësi” në tavolinën e Komisionit të Prokurimit Publik, ku drejtor është një Ker tjetër! 
Sipas Raportit Përfundimtar Auditues të KLSH 
Ja abuzimet 5 miliardë lekë, vjedhur edhe prej ndryshimeve të projektit në segmentin ku ndodhi aksidenti
1. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti I : 12,795,657 lekë (pa TVSH)
2. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti II 34,020,400 lekë (pa TVSH)
3. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti III 31,907,250 lekë (pa TVSH)
4. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IV 13,480,615 lekë (pa TVSH)
5. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti V 12,396,044 lekë (pa TVSH)
6. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VI 14,135,020 lekë (pa TVSH)
7. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VII 55,016,640 lekë (pa TVSH)
8. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VIII 29,892,777 lekë (pa TVSH)
9. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IX 63,480,045 lekë (pa TVSH)
10. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë – Rrogozhinë Loti X 14,666,245 lekë (pa TVSH)
11. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti V 59,293,187 lekë (pa TVSH)
12. Segmenti Milo-Fushë Krujë Loti VII 64,128,256 lekë (pa TVSH)
13. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti IX 32,842,847 lekë (pa TVSH)
14. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti X 35,278,897 lekë (pa TVSH)
15. Sistemim Asfaltim Rruga Kukës-Krumë Loti II 9,008,822 lekë (pa TVSH)
16. Rikonstruksion Rruga Glaukia-Durrës 4,586,810 lekë (pa TVSH)
17. Segmenti K.Parisit-Rruga e Re Tiranë-Elbasan 1,142,099 lekë (pa TVSH)
18. Segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe Tiranë 5,895,131 lekë (pa TVSH)
19. Ndërtim Rruga Unaza e Re Tiranë-Mullet Loti 1 1,533,739 lekë (pa TVSH)
SHUMA TOTALE 495,500,480 (pa TVSH)
Sigal