Falsifikonin dokumentet për në BE e SHBA, Gjykata lë në burg trafikantët

441
TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për anëtarët e një grup i të strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin e dokumentave për të nisur njerëzit e interesuar për në vendet e BE, SHBA dhe Kanada kundrejt shumave deri në 20.000 euro.
Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofije Pepaj dhe Mihal Gjoka janë 5 anëtarët e arrestuar nga policia pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Emigracioni i Paligjshëm”, të zhvilluar në Tiranë dhe në Shkodër ku janë zbuluar 2 laboratorë të falsifikimit të dokumentave.
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ta nën akuzën “Trafikim të personave të rritur”.
Sipas prokurorisë dyshohet se 5 të pandehurit krijonin kushtet që të lëviznin me dokumenta false nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë persona të ndryshëm, kundrejt shumave që arrinin deri në 20 mijë euro për person.
Prokuroria ka nisur hetimin në Janar 2015, në bazë të materialit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit. Në bazë të hetimeve proaktive, u arrit që të faktohej veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë pak ditë më parë i tyre. 
Sigal