Gjirokastër, përhapen flakët pranë Parkut të Viroit

Vijon “beteja” me flakët në Gjirokastër. Situata është rënduar pranë Parkut të Viroit.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarë të zonës. Situata kritike me zjarrin paraqitet edhe në Shëngjin.

NOA

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës u ka bërë thirrje qytetarëve të mos luajnë me zjarrin, pasi rrezikohet jeta e tyre.