FOTO/ U vra në tentativë për të ndaluar grabitjen, ky është biznesmeni fierak

688
Më shumë se 12 orë pas ngjarjes së rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë, biznesmeni Agur Vrenozi, i cili mbeti i plagosur në grabitjen e djeshme në Fier.
Vrenozi prej ditës së djeshme ndodhej në gjendje të rëndë, pasi u qëllua nga grabitësit me plumb në pjesën e ballit. Ai kishte dëmtime të shumta, që i morën dhe jetën.
Vrenozi u përpoq të ndalte grabitjen e këmbimit valutor, që ishte dhe shënjestër e tre grabitësve. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.
 
Tre autorët e ngjarjes u arrestuan pak orë më vonë nga ana e Policisë, në përpjekje për t’u larguar së bashku me çantën e parave që kishin marrë.
Tre autorët e grabitjes me pasojë vdekjen janë: Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë, Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.


Sigal