Falja fiskale, fshihen 350 milionë USD detyrime tatimore

603
Deri në ditët e fundit të vitit 2017-të, bizneseve u janë falur 350 milionë dollarë detyrime tatimore. Shumica e tyre janë fshirje automatike e borxheve që kanë pasur tatimpaguesit para vitit 2010-të, ndërsa 105 milionë dollarë janë falje e gjobave dhe kamatave, për sipërmarrësit që kanë paguar principalin. Drejtues të Tatimeve thanë se kjo shifër pritet të vijë në rritje gjatë ditëve të fundit të këtij muaji, kur është edhe afati i fundit i efektit të ligjit të faljes. Pas shumë kohësh Drejtoria e Tatimeve ka arritur të zgjidhë edhe problemin për ndërmarrjet që ishin çregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por që nuk ishin hequr nga regjistri i tatimeve, çka prodhonte çdo vit gjoba automatike për ta. Në total numri i tatimpaguesve që kanë përfituar nga ligji për faljen dhe fshirjen e detyrimeve tatimore arrin 154 mijë. Borxhi tatimor në fund të vitit 2016-të zuri 10% të prodhimit kombëtar, ndërsa në fund të këtij viti ai pritet që të lehtësohet me 30%.
Sigal