“Escobari i Ballkanit”/ Mbërrin në Tiranë urdhërarresti për Klement Balilin

438
Ka mbërritur urdhri ndërkombëtar i arrestit në Interpol Tirana për Klement Balilin, ish-kreu i Transporteve në Sarandë që është në kërkim pasi akuzohet si kreu i një organizate të madhe e trafikut ndërkombëtar të drogës. Urdhri i arrestit u lëshua dje nga autoritetet greke, të cilat thonë se kanë prova të mjaftueshme që Balili është kreu i kësaj organizate trafikantësh droge. Urdhërarresti i është dorëzuar Prokurorisë Shqiptare, e cila pritet të lëshojë urdhërarrestin e saj për Balilin i cili është zhdukur pak orë pasi mediat përhapën lajmin se ai ishte në hetim prej kohësh.
Sigal