Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vetë 16-vjeçarja, e cila ka thënë se shkonte me dëshirë te Hasi.
Nga ana tjetër, familjarët e të miturës kanë deklaruar se kishin insistuar në shkëputjen e lidhjes mes 16-vjeçares dhe Hasit, por e mitura këmbëngulte se nëse kjo ndodhte, ajo do i jepte fund jetës. Kujtojmë se e mitura prezantohej si gruaja e katërt e Dervish Hasit, i cili kishte edhe 3 gra të tjera.
“Për këtë ngjarje janë marrë disa persona në pyetje, ndërsa mjeku kardiokirurg është shprehur vetëm me ‘po’ ose ‘jo’ në dëshminë e tij. Ai ka thënë se 16-vjeçarja ka ardhur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar nga askush. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e 16-vjeçares, të cilët janë shprehur se vajza e tyre ka shkuar me dëshirë te 42-vjeçari. Nga ana tjetër, ata kanë tentuar që ta ndalojnë këtë marrëdhënie mes tyre, por ka qenë e pamundur.
Ka qenë pikërisht familja e 16-vjeçares që ka bërë denoncimin, pasi ata kanë insistuar që t’i jepnin fund kësaj marrëdhënieje. Pasi policia bëri sekuestrimin e celularit të Hasit, u pa se në aplikacionin Whatsapp kishte disa video të abuzimeve. Dervish Hasi, mjek kardiokirurg, që shërbente në spitalet shtetërore të kryeqytetit, u pezullua, pas bërjes së rastit publik. Më herët ai ka qenë nën hetim nga SPAK pas dyshimeve se furnizonte grupet kriminale me armë dhe tritol, ndërsa në vitin 2019 në automjetin e tij u vendos një sasi tritoli, që besohej se kishte të bënte me tregtinë e armëve.