EMRI/Si i shpëtoi atentatit 23-vjeçari në Shkodër

229
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në mbrëmje në Shkodër.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Paulin Harusha. Mësohet se Harushës i kanë dalë përpara në rrugën e Ndërlysës, persona të paidentifikuar.

Ata e kanë qëlluar me armë zjarri automatik. Ai fatmirësisht iu ka shpëtuar plumbave.

Harusha ka marrë vetëm një gërvishtje të lehtë dhe është mjekuar në qendrën shëndetësore.

Sipas uniformave blu në rrethana ende të paqarta, i riu duke lëvizur me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.