VIDEO/ Radhë të shumta, çfarë po ndodh në doganën e Morinit

686
Sigal

Mëngjesin e sotëm ka pasur radhë të gjata në pikën doganore për shkak të punimeve në doganën e Morinit.

Gjatë paradites është punuar me 3 sportele nga 5 sportele gjithsej.

Bllokimi i doganës është shkaktuar dhe nga transportimi drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

Kalimi i tyre në dogane ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut ne piken doganore të Morinës.